Pas kualifikimit me Besën foli për mediat, Tomas Brdariç. Trajneri gjerman nuk u shpreh aspak i kënaqur me performancën, por vetëm kualifikimin e skuadrës.
“Mos më pyesin shumë për ndeshjen sepse u kualifikuam (qesh). Përtej humorit nuk jemi të kënaqur për lojën që zhvilluam. Duhet të kishim qasje tjetër në lojë dhe duhet ta kishim zgjidhur më shpejt. Gjithsesi i rëndësishëm është kualifikimi në fund. Nuk e kemi nënvlerësuar aspak kundërshtarin. Por ata kanë cilësi dhe na vunë në vështirësi. Ne duhet të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi në të ardhmen”.
REPAJ – “Duhet të kemi durim sepse ai vjen nga Apolonia. Në pjesën e parë kishte uljet dhe ngritjet e tij, por që ia komunikuam në pushim. U përmirësua gjatë lojës dhe po ashtu duhet të rritet sërish. Çdo lojtar që aktivizohet duhet të jetë i aftë për të dhënë kur zbret në fushë. Edhe kur kemi mungesa si Krymi, kemi Salën që e zëvendëson perfekt. Luan në shumë pozicione dhe është i rëndësishëm për ne”.
MERKATO – “Nuk jam njeriu i duhur për të dhënë një koment të tillë. Duhet të presim dhe shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt. Fokusi është te ndeshja e radhës, do kemi kohë të përgatitemi edhe në një terren të tillë, atje ka shumë borë”, thotë trajneri i Vllaznisë.