Me nje numer jo shume te madh lojtaresh ne dispozicion, megjithate trajneri Brdariç dhe stafi i tij kane vendosur te nisin stervitjen dhe paraditen e sotme kane zhvilluar seancen e pare.

Nje gje e tille eshte bere e ditur edhe nga vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare ku shkruhet:

“Ekipi i Vllaznisë, nga paraditja e sotme, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Stafi teknik nën drejtimin e kryetrajnerit Thomas Brdariç, pas një punë intensive në vlerësimin dhe përzgjedhjen e lojtarëve që do t’i bashkohen kuqebluve në sezonin 2020-2021, ka filluar punën me procesin stërvitor, i cili pritet të jetë i ndarë në përgatitjen teoriko-taktike si dhe në atë fizike në fushën e blertë”.