Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka qenë i ftuar sonte në emisionin ‘’Ora Sport’’ ku u shpreh se të Vllaznia duhet të fitosh të gjitha ndeshjet se përndryshe je në presion.
“Ne nuk na pëlqen të pësojmë gola në minutat e fundit. Kur luan në shtëpi ndaj një ekipi të fortë duhet të jesh 100 %. Decisive në futboll janë detajet e vogla. Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë lojës.
Pas disa ndeshjeve të kaluara që patëm pak vështirësi, shikoj që ekipi është rritur dhe duhet të jemi pozitivë. Ne nuk e kishim komplet skuadrën. Përsëri kemi vështirësi me disa mungesa. Na mungojnë lojtarët me energji që të rrijmë në majë. Kemi bërë një futboll të bukur, futboll atraktiv.
Ne kishim tre ndeshja radhazi në transfertë dhe gjatë këtyre tre ndeshjeve nuk e kemi mbajtur përqëndrimin siçc duhet, kemi bërë gabime që nuk duhet, dhe kemi rënë nga vendi i parë. Tani kemi pretendime të mëdha. Kemi shënuar më shumë gola në kampionat. Tek Vllaznia duhet të fitosh të gjitha ndeshjet se përndryshe je në presion”- eshte shprehur Brdariç.