Me 14 gola te shenuar ne 8 ndeshje, Vllaznia eshte skuadra qe ka shenuar me shume gola deri me tani dhe kjo ka ardhur fale nje loje sulmuese qe ajo zhvillon.

Por nga ana tjeter, vihet re edhe nje shperndarje e golave tek futbollistet e kesaj skuadre. Sipas trajnerit Thomas Brdariç kjo eshte bukuria e kesaj skuadre.

“Më e bukura në ekipin tonë është se çdo lojtar mund të bëj gol. Kjo është merita jonë. Por mua më interson që topi të luhet në mënyrën e duhur. Për mua më interson loja. Të gjithë janë një ansambël nga porta e deri tek lojtari I fundit”.

Loja sulmuese eshte nje nga karakteristikat e futbollit tradicional shkodran. Jo me kot, futbolli qe po ben Vllaznia aktualisht, i ka bere per vete edhe te gjithe tifozet shkodrane. Por jo vetem ate.

Me kete menyre loje eshte duke u kenaqur edhe vete trajneri Brdariç i cili shton: “Ky është futbolli që më pëlqen të luaj dhe ekipi më është përgjigjur shumë mirë. Më vjen mirë që tifozëve u pëlqen kjo lojë e jona”.