Prej pak ditësh është në stërvitje me ekipin e Veleçikut dhe nga dje zyrtarisht është i huazuar nga Vllaznia tek kjo skuadër. Bjondi që luan në linjën e majtë të mbrojtjes konsiderohet tashmë një përforcim i rëndësishëm për koplikasit të cilët e kanë mirëpritur ardhjen e këtij lojtari.
19 vjeçari ka një kontratë trevjeçare me kuqeblutë por këto 6 muaj do të luajë i huazuar tek fqinjët, aty ku trajneri Besnik Duli e ka mirëpritur dhe e sheh si një element të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Në një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport” vetë Smajli do të shpjegonte edhe arsyen e shkuarjes tek Veleçiku. “Vendosa të kaloja tek kjo skuadër në mirëkuptim edhe me drejtuesit e Vllaznisë, sepse aty mund të kem më shumë më shumë hapësira për të luajtur dhe kjo do të bënte
mirë në mënyrë që kur të kthehem tek ekipi shkodran, të jem në lartësinë e duhur për të luajtur edhe aty”- ka deklaruar ai
Nga ana tjetër, i pyetur nëse Veleçiku do të qëndrojë në kategorinë e parë, Smajli përgjigjet: “Besoj që po. Edhe me ardhjet e fundit është shtuar konkurrenca dhe kjo do të ndikojë për mirë. Jam shumë i sigurtë se skuadra do ia dalë të qëndrojë në kategorinë e parë”.
© shkodrasport.com