Mbrojtesi shkodran Brendon Smajli ka vendosur qe te nderprese bashkepunimin me ekipin e Shenkollit me te cilin u aktivizua ne fazen e pare te kampionatit.
Prej disa ditesh mesohet se 20 vjeçari ka terhequr edhe dokumentacionin nga ky ekip dhe arsyeja pse ka vepruar keshtu,duket se ka te beje me largesine nga Shkodra dhe per shkak te disa angazhimeve familjare e ka patur te pamundur te udhetoje çdo dite drejt Shenkollit per stervitje.
Megjithate Smajli nuk ka mbetur gjate pa ekip. Prej dy ditesh mesohet se ai eshte bashke me Veleçikun duke u vene ne dispozicion te trajnerit Duli menjehere.
Kjo skuader nuk eshte e panjohur per mbrojtesin e majte qe eshte ende nen kontrate me Vllaznine. Kjo ngaqe ai ka luajtur edhe ne fazen e dyte te sezonit te kaluar ne Koplik.
Marrja e ketij lojtari padyshim qe eshte nje lajm i mire per Veleçikun i cili kishte nevoje per perforcime dhe me Smajlin ne perberje, kuptohet qe skuadra do te jete edhe me e forte ne gjysmen e dyte te sezonit, paçka se i duhen edhe lojtare te tjere.
www.shkodrasport.com