Organika e Vllaznise po plotesohet çdo dite e me teper dhe perpos lojtareve te ardhur nga merkatoja, drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik po i kushtojnë jo pak vëmendje edhe elementit të ri shkodran.

Për këtë arsye, ditët e fundit është bashkuar në stërvitje me ekipin edhe mbrojtësi i majtë Brendon Smajli. 21 vjeçari ka qenë i huazuar në sezonin e fundit tek Veleçiku ndërsa tani është bashkuar sërish me kuqeblutë.

Lojtari i dalë nga Akademia Vllaznia ka edhe një sezon kontratë me klubin shkodran dhe për këtë arsye, do të tentojë të bindë trajnerin Brdariç për të qenë pjesë e planeve të tij në sezonin e ri.

Vllaznia siç dihet ka zyrtarizuar maqedonasin Isaevski për krahun e majtë të mbrojtjes, megjithatë duhet edhe një lojtar tjetër për këtë pozicion dhe ai mund të jetë Smajli. Megjithatë kjo do të vendoset në ditët në vijim.
www.shkodrasport.com