Briken Calja bëri një paraqitje poztive në botërorin e peshëngritjes që po mbahet në Manama të Bahreinit. Sportisti ynë i njohur garoi në peshën deri në 73 kilogramë.
Calja bëri një gare shumë të mirë në stilin e shkëputjes duke zënë vendin e katërt në botë pasi ngriti me sukses 153 kilogramë.Mirëpo peshëngritesi nga Cërriku ishte i pafat në stilin e shtytjes ku nuk mundi të ngrejë lart asnjë nga tre tentativat për 183 kilograme.
Calja kthehej nga dëmtimi pas një periudhe jo të vogël dhe botërori në Bahrein nuk mund të konsiderohet një paraqitje e keqe.Vetë ai, në rrjetet sociale reagoi pas garës duke thënë që megjithese pati prej atyre që e minimizuan si rezultat, vendi i katërt në botë është rezultat i një pune të palodhur dhe sakrifice të madhe.
Ndërkohë sot është radha për tu ngjitur në pedane në botëror e dy sportisteve të tjerë kuqezi Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani.