Ecuria e tij në drejtimin e ekipit U17 të Akademisë Vllaznia ka qenë përgjithësisht e mirë dhe sidomos viti 2019 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Bëhet fjalë për trajnerin Brikeno Bizi i cili bashkë me ekipin e tij janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe pikërisht nesër do të luajnë ndaj Teutës për të përcaktuar skuadrën finaliste.

Por pikërisht kjo punë e bërë me këtë ekip, duket se ka bindur sektorin e ekipeve kombëtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit që t’i besojnë atij edhe drejtimin e njërit prej ekipeve kombëtare rajonale.

Bëhet fjalë për ekipin U13 i cili deri para pak kohësh është drejtuar nga Elvin Beqiri megjithatë ky i fundit siç dihet tashmë ka marrë drejtimin e kombëtares U17. Dhe në vend të tij është Brikeno Bizi. Bashkë me të në staf është edhe trajneri i portierëve Eli Dervishi.

Ekipi U13 ka nisur këtë javë stëervitjen dhe po ashtu ka ndodhur edhe ekipet U15 dhe U17 që vazhdojnë të drejtohen nga trajnerët Astrit Prençi dhe Edi Martini. Stërvitja e këtyre ekipeve zhvillohet një herë në javë në fushën sportive “Reshit Rusi”.
© shkodrasport.com