Pasditen e sotme është mbyllur kampionati i grupmoshës U-15 për Zonën e Veriut dhe Vllaznia është shpallur kampione.

Trajneri i kësaj skuadre Brikeno Bizi, në një prononcim për mediat është shprehur: “Padyshim që ndjehem mirë për këtë sukses sepse kemi bërë një sezon të mrekullueshëm.

Kemi dominuar në të gjitha ndeshjet e zhvilluar dhe natyrisht që merita është e të gjithë fëmijëve që kanë qenë pjesë e këtij ekipi si dhe e kolegut tim Ylad Pirani me të cilin kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë.

Ajo që ka rëndësi është se pjesë e ekipit tonë janë 6-7 lojtarë shumë të talentuar dhe unë natyrisht që nuk dua të jap emra, të cilët me siguri që do të jenë e ardhmja e Vllaznisë.

Kjo ka për ne ma shumë rëndësi se një trofe i fituar”.
© shkodrasport.com