Armando Broja nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë një koment rreth emrit më të përfolur në merkato gjatë këtyre ditëve sa i përket klubit të Çelsit, gjermanit Timo Verner.
Sulmuesi i Lajpcig pritet të transferohet në Londër, pikërisht në skuadrën e Brojës dhe sulmuesi shqiptar, në një lidhje direkte në Intagram i është përgjigjur një pyetje të një tifozi rreth afrimit të gjermanit që nuk është bërë ende zyrtar.
“Mendoj se Verner është një lojtar shumë i mirë. Ai është i shpejtë, i fortë, mund të shënojë shumë gola. Kam parë shumë prej ndeshjev të tij në YouTube, ai është mjaft i mirë, mendoj se është një blerje e mirë”, ishte opinion i sulmuesit të ri shqiptar me këtë përgjigje të tij që ka qarkulluar në mediat angleze si një konfirmim i radhës se marrëveshja mes palëve është finalizuar dhe vetëm pret zyrtarizimin.
Me shumë mundësi, Broja do të jetë një nga zëvendësuesit e Verner që nga sezoni i ardhshëm, pasi trajneri Frenk Lampard vazhdon të shohë nga afër lojtarin shqiptar në stërvitje gjatë kësaj periudhe dhe e ka aktivizuar edhe në ndeshjen miqësore brenda grupit të tri ditëve më parë. /vipsport.al/