Sulmuesi brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceição eshte futbollisti i pare qe u largua nga Vllaznia menjehere pas perfundimit te sezonit. Ndarje te tilla nganjehere kane brenda edhe ndonje pakenaqesi mes paleve, por nuk ka ndodhur keshtu ne rastin e lojtarit ne fjale.

Ai permes nje statusi ne rrjetet sociale te shperndare diten e sotme, i ka falenderuar te gjithe dhe madje ne fund me nje fjale “shkodranshe”, ka zbuluar edhe nje fakt shume interesant. Ja çfare shkruan ai:

KF Vllaznia, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj në këtë sezon. Fatkeqësisht nuk arritëm ta fitonim kampionatin, por jemi klasifikuar në Europe Conference League. Faleminderit Shkoder për mbështetjen tuaj per mua dhe familjen time që nga dita e parë që erdhëm, ju keni qenë kaq i mirë dhe miqësor me ne.

Kemi ardhur ne Shkoder 3 vete (une, gruaja ime dhe vajza ime) dhe do ta vazhdoj te mbaj Shkodrenn me vete pergjithmone, sepse djali im ka lindur ne Shkoder, keshtu qe ne po ikim ne 4 (une, gruaja ime, vajza ime dhe djali im), prandaj faleminderit për gjithçka.

Nuk di te shkruaj (faleminderit) ‘Shkodranshe’ nese dikush e di ju lutem me thoni por do mundohem: “FALEMINERES”, MIRUPAFSHIM!”