Futbollisti shkodran Bruno Kepi do të vazhdojë karrierën sportive edhe përtej Adriatikut. Ish- futbollisti i dalë nga Akademia Vllaznia por që gjatë karrierës së tij ka luajtur me Skënderbeun, Tërbunin, Adën, Bylisin, Besëlidhjen dhe Kastriotin, që prej ditës së djeshme është zyrtarisht futbollist i ekipit italian Asd Varazze Don Bosco.
Ky ekip merr pjesë në kategoritë e futbollit amator të vendit fqinj megjithatë do të jetë një trampolinë për 28 vjeçarin për të ngjitur shkallët e karrierës së tij në nivele më të larta në sezonet e ardhshme. Firmosja e kontratës me këtë klub është pritur mirë nga drejtuesit e tij dhe në faqen zyrtare të klubit, përveç fotos së lojtarit, shkruhet: “Mbrojtësi i qendrës, i forti Bryno Kepi është federuar me Varazze”.
© shkodrasport.com