Dy çiklistet e Vllaznise Bruno Kola dhe Astrit Kronaj kane treguar edhe njehere tjeter se jane me te miret e Shqiperise per te rinjte.
Edhe ne etapen e trete ata jane shpallur fitues te saj duke u shkeputur nga te tjeret dhe duke u mberritur te paret ne finish. Kjo etape ka patur karakter malor, çka ka nxjerre ne pah edhe vlerat e çiklisteve shkodrane.
Kola e Kronaj kane lene ne vend te trete çiklistin e Skenderbeut Nesti Damo nderkohe qe ne vendin e katert dhe te peste jane renditur serish dy çikliste te tjere te Vllaznise, Gjergj Zefi.
Pas perfundimit te gares, eshte zhvilluar ceremonia e dorezimit te diplomave dhe kupes per fituesit. Trajneri Leonat Kola ne fjalen e tij ka deklaruar se pergatitja e çiklisteve te tij ra serish ne sy dhe po ashtu ka shprehur bindjen se e njejta gje do te ndodhe edhe ne etapen e neserme.
Neser zhvillohet etapa e katert dhe e fundit e Turit Çiklistik te Shqiperise, ajo me itinerar Prrenjas- Tirane ku çiklistet e Vllaznise do tentojne mbylljen me sukses dhe fitimin e ketij Turi.