Bruno Telushi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Mesfushori vlonjat, ka firmosur kontratë 2-vjeçare me skuadrën verilindore dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, me të cilin u shpallën kampion para 2 sezonesh me Partizanin.

Menjëherë pasi hodhi firmën nën kontratë 29-vjeçari, nuk ka humbur kohë dhe është nisur drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Lajm i është konfirmuar edhe nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I KLUBIT:

ZYRTARE!

Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore por edhe jashtë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit ku edhe ka fituar një herë titullin kampion.

Telushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno 💪🏻

Skeda e Lojtarit:

Emri: Bruno Telushi

Mosha: 29 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.81 m

Pozicioni: Mesfushor