Seanca 60 minutëshe, zhvilluar dje pasdite në stadumin e qytetit të Burrelit ka qenë e fundit dhe skuadra matjane i ka dhënë fund përgatiteve për ndeshjen që do të zhvillohet sot pasdite ndaj Lushnjes.
Të pozicionuar aktualisht në fund të renditjes, e bëjnë ndeshjen shumë interesante. Seanca e fundit ka qenë më tepër e karakterit taktik, ku futbollstët kanë marrë udhëzimet e fundit dhe janë të gatëshëm për ndeshjen ndaj Lushnjes.
“Skuadra është në gjendjen e saj më të mirë. Nuk kemi asnjë mungesë dhe kjo më bën optimist se ndeshja ndaj Lushnjes do të kalohet me sukses”- shprehet për gazetën Shkodra Sport trajneri Bubeqi, menjehërë pas përfundimit të seancës së ditës së djeshme.
Në tre ndeshjet e zhvilluara ,skuadra matjane ende nuk e ka provuar shijen e fitores, por kreu i pankinës i bën skaneri e ndeshjeve të zhvilluar, mes të tjerash shprehet ” Pavarësisht humbjeve të pësuar, skadra ka krijuar lojë e shqoëruar me raste.
Kjo më bën optimist se ndeshjen e sotme skuadra do të jetë ndryshe nga ndeshjet e tjera. Në skuadër ka optimizëm për të arritur rezultatin pozitiv që është marrja e tre pikëve.”
Ndeshja ndaj Lusnjes është e dyta që skuadra matjane zhvillon në para sportdashësve të saj. Aktualisht skuadra e Burrelit ndodhet me një pikë në vëndin e parafundit në rënditje.
Nderim GOCI