Dorjan Bubeqi, trajneri i Korabit flet për ecurinë e skuadrës së tij dhe pesëshen e parë: “Në radhë të parë, Korabi, ndonëse ka pasur një riorganizim me shumë lëvizje është bërë një punë shumë e mirë. ne do të respektojmë garën, do të japim më të mirën.
“Oreksi vjen duke ngrënë. Jemi mëse të qetë, realizuam synimin që është në pesëshe sepse pesëshja e dytë të bën të vuash dhe në fund diskutohet një sezon për një ndeshje”, – tha Bubeqi.
“Vllaznia është e ngjitur, ka ruajtur 80% të grupit të lojtareve dhe është luks të kesh lojtarë të atillë në përbërje. Mendoj është e ngjitur me diferencat që tregon javë pas jave. Ka pasur shumë oscilacione dhe jam i bindur që e ka marrë rrugën drejt elitës”.
“Unë pretendoj që skuadrën ta mbaj të bashkuar, ka mënyra si kur fitojmë ashtu edhe kur humbasim. Futbolli është lojë kolektive. Ndoshta mund të bënim më mirë, por kemi ndërthurur eksperiencën me disa të rinj të talentuar sepse vitin që vjen kemi synime madhore”, – tha trajneri Dorjan Bubeqi i Korabit që ka eksperiencë edhe në drejtimin e disa ekipeve me pretendime si: besa apo Erzeni në të shkuarën./Vipsport/