Vllaznia dhe Buduçnost kane luajtur pasditen e djeshme nje ndeshje miqesore ne stadiumin “Loro Boriçi”, ne kuadrin e pergatitjeve per ndeshjet europiane ku ato do te marrin pjese muajin e ardhshem. Kjo miqesore u fitua nga skuadra e njohur malazeze me rezultatin 3-1, me te kater golat e shenuar ne pjesen e dyte te saj.
Nderkohe perpara fillimit futbollistet e te dy ekipeve kane mbajtur ne respekt te Matija Sarkic, portierit te kombetares malazeze te ndare nga jeta ne moshen 26 vjeçare. Perpos ketij momenti, ka patur edhe diçka tjeter shume interesante ne prag te kesaj ndeshje.
Drejtuesit e Buduçnost i kane dhuruar futbollistit Albi Shpuza qe dje ishte pjese e Vllaznise ne kete miqesore, fanellen me numrin 5 te ish- futbollistit te Vllaznise, por edhe te Buduçnostit njekohesisht, Zamir Shpuza, te ndare nga jeta vite me pare.
Zamir Shpuza ka qene pjese e Vllaznise, por edhe Partizanit ne fundin e viteve 80 dhe fillimin e viteve 90 dhe me pas sebashku me futbollistin tjeter Ramiz Bisha kaluan tek Buduçnost duke qene te paret futbolliste shqiptare qe kaluan ne Ish-Jugosllavi per te luajtur futboll. Shpuza ka luajtur me kete skuader deri ne fund te vitit 1992 dhe pas fillimit te luftes ne kete vend, u largua drejt Gjermanise.
Megjithate respekti qe ai ka lene ne Podgorice si lojtar dhe si njeri eshte i madh ende edhe sot pas me teper se 30 vitesh dhe prandaj gjesti i drejtuesve te Buduçnost diten e djeshme eshte vertete per ta vleresuar./www.shkodrasport.com/