Xhanluixhi Bufon është padiskutim një nga portierët më të mirë në botë dhe që ka pasur një karrierë për t’u admiruar.
Legjenda e Italisë së fundmi ka folur edhe për shkurtimin e mëngëve të fanellës së tij kur luan në fushë. Ai kërkon që të jetë unik në stilin e tij dhe për këtë ai ka thënë:
“Gjithmonë kam dashur të jem ndryshe nga të tjerët. I doja veshmbathjet e mia të veçanta. Mendoj se kam qenë portieri i parë që i ka shkurtuar mëngët e fanellës.
Nuk e kam bërë këtë gjë për të treguar muskujt, por ndihem më rehat kur topi prek krahët e mi. Bufon së fundi ka pozuar më gazetën franceze “L’Euqipe” dhe më poshtë mund të ndiqni disa foto të tij.