Cristiano Ronaldo është fotografuar nga tifozët në rrugët e Madridit me një ekzemplar Bugatti me vlerë 8.8 milionë euro.

Makina e rrallë, të cilën e zotërojnë vetëm 8 njerëz në të gjithë botën, ka rënë në sy të fansave të portugezit që e njohën menjëherë dhe sigurisht përfituan nga momenti për të kërkuar edhe ndonjë foto apo autograf.

Bëhet fjalë për makinën më të shtrenjtë në planet, e prodhuar nga shtëpia franceze e makinave. Sulmuesi i Al-Nassr ka përfituar nga pushimi i shkurtër në Arabinë Saudite për të vizituar me ekzemplarin “Bugatti Centodieci” qytetin që dashuron, Madridin ku ka kaluar pjesën më të madhe dhe të suksesshme të karrierës.

Makina në fjalë ka 1600 kuaj/fuqi dhe mund të arrijë deri në 350 km/h. Ka një motor 8 litërsh W16 ndërsa makina është ndërtuar bashkë me 8 të tjera në ditëlindjen e 110 të kompanisë.