KF Shkodra ka lajmëruar sot se një tjetër emër i njohur i futbollit shkodran i është shtuar organikës së tij. Bëhet fjalë për Bujar Celufajn, i cili siç dihet këto vitet e fundit ka qenë trajner i ekipit të futsallës së Vllaznisë.
Por nga dita e sotme, ai do të jetë edhe trajner i portierëve pranë KF Shkodra. Ka qenë ky i fundit që përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare e ka bërë të ditur një gjë të tillë duke thënë:
“K.F.Shkodra po afron pranë stafit ish futbollista që kanë dhënë kontributin e tyre pranë këtij klubi siç ishte rasti i Luan Shpuzës, drejtuesat e klubit e kishin të domosdoshëm trajnerin e portierave dhe vendosën për Bujar Celufaj me një karrierë të gjatë si portier dhe pranë KF.Shkodra por dhe si trajner i futsall Vllaznia.
Stafi teknik e ka mirëpritur por dhe grupi i portierave të KF.Shkodra duke i uruar suksese!”
© shkodrasport.com