Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës e fituar nga durrsakët me shifrat 2-1 vazhdon të diskutohet në studio televizive. Kreshnik Cjapi është bërë temë diskutimi për shkak të vendimeve të tij në këtë takim, ku sipas gazetarit Ylli Aga ka favorizuar ndjeshëm Teutën.
Pas kësaj ka plasur një debat në studio e “Skaner” të Gerti Çarçanit, ku Bujar Pregja e lidh Agën me klubin e Tiranës për reagimin e fortë që bëri për Cjapin.
PJESA NGA DEBATI në studio:
“Ylli Aga: Kam keqardhje të madhe për faktin se ka bërë pis fitoren e Teutës. Sepse Teuta po të donte arbitra palaço dhe kamikazë do të kishte 3 kampionate më shumë sot. Po sepse ka lejuar të luajë futboll, një futboll korrekt, tani vjen ky djali këtu dhe bën paraqitje skandaloze. Shikoje golin këtu, të japësh pozicion jashtë loje këtu …
Pano Xhixho: Po ç’lidhje ka Cjapi këtu?
Ylli Aga: Është asistent, e kthen VAR-i. Të shikosh dëmin që të shkakton, nga një ndeshje që Manchester City – Liverpool me 12 faulla dhe të vish te Cjapi që çdo moment të shfaqet faull, faull, faull. 45 faulle në një ndeshje, hajde gjeje ti tani.
Bujar Pregja: Thatë që nuk ka një reagim nga Tirana, e bëri Ylli më të fortë se sa klubi i Tiranës.
Ylli Aga: Kurseji këto Bujar… nuk më vlejnë fare o Bujar.
Bujar Pregja: Unë nuk po e them për atë punë, po e them meqë e dëgjova aty që u tha nga Gerti për Tiranën. Nuk po them gjë, as nuk po të akuzoj, as asgjë.
Ylli Aga: Nuk ke të drejtë të më akuzosh, por unë po e them për statistika Bujar që ti duhet të shqetësohesh.
Bujar Pregja: Pse nuk të pëlqen kjo që thashë?
Ylli Aga: Nuk më pëlqen fare, pse më lidh me klubin e Tiranës?
Bujar Pregja: Po të lidh me klubin e Tiranës, sepse atë fjalor që përdore ti nuk mund ta përdorë një gazetar, një palaço, një kështu, nuk ke të drejtë fare.
Ylli Aga: Jo me forcë Bujar…
Bujar Pregja: Për të ofenduar nuk ke të drejtë fare, absolutisht nuk ke të drejtë fare pr të ofenduar njeri. Kjo është e patolerueshme nga ana juaj si gazetar për mendimin tim.
Ylli Aga: O Bujar, ai gjyqtar nuk mund të dëmtojë magjinë e futbollit…
Bujar Pregja: Mund të bësh vrejtje në çfarë do lloj mënyre dhe jo të ofendosh në atë mënyrë që folët ju. Prandaj kisha të drejtën e plotë për të thënë ato që thash. Megjithatë do të vazhdojmë me faullat që mund të jepen të gjitha, sa mund të ketë ndeshja. Janë plus apo minus, nuk e di se sa janë, por të dalim në një konkluzion për të gjitha vendimet, për penalltinë, për golat, për rastet a janë të sakta, nuk besoj se ka qenë arbitri ai protagonisti për humbjen e Tiranës. Sepse çdo gjë në zonë dhe golat janë të rregullt, të saktë.
Ylli Aga: Dhe ti nuk duhet të artikulosh fare në këtë mënyrë, sepse je aty për të mbrojtur rregullat e lojës, “Fair-Play”-n dhe nuk mund të mbrosh një arbitër që nga minuta e parë deri te e fundit…
Bujar Pregja: Nuk po mbroj njeri, por unë po të them se ti nuk ke të drejtë me fol me atë gjuhë.
Ylli Aga: Pse unë s’kam të drejtë?
Bujar Pregja: Sepse unë them nga etika, se ti mund të kesh të drejtë dhe për të vrarë njeri, por unë po them nga ana e faullit. Nuk po të akuzoj, po të them nga ana e etikës.
Gerti Çarcani: Bujar nuk kishe pse ta identifikoje me klubin e Tiranës se Aga foli për pozitat e gazetarit. Metafora që përdore ti ishte pak me të futme.. . i themi ne jashtë ekranit.
Bujar Pregja: Nuk e di këtë pjesë, por unë çfarë dëgjova thashë.
Gerti Çarçani: Shikojmë rastet…
Ylli Aga: Çfarë rastes, ka raste. Penalltia, çfarë ti shikosh?
Gerti Çarçani: Ylli tha është gjykim skandaloz. Konstati juaj?
Bujar Pregja: Nuk mund të arrijë në këtë konkluzion.
Gerti Çarçani: Jo mor jo, gjykim i mesëm, i dobët, i mirë, kaq.
Bujar Pregja: Nuk mund të flas për konkluzionin e Yllit, pasi vendimet kryesore që i thash se ishin golat dhe penalltia ishin të sakta. Gjatë lojës ka një faull të dhënë, ka një faull të padhënë, nuk influencon në lojë, nuk infuencon në mbarëvajtjen e ndeshjes, nuk ka të bëjë shumë.
Ylli Aga: Prandaj ka ngel arbitrimi jonë kështu Bujar…
Bujar Pregja: Arbitrimi ynë ka shkuar aq shumë përpara sa që ti nuk po e …, patjetër që ka shkuar. Po shkojnë të arbitrojnë në Champions League, Europa League, po arbitrojnë në finale, po i marrin për të arbitruar nëpër kampionate të tjera.
Ylli Aga: Ç’e pyet..
Bujar Pregja: Mësoji nëqoftëse nuk i di këto.
Ylli Aga: I di më mirë se ti këto Bujar.
Bujar Pregja: Jo nuk i di, se po t’i dije nuk do të flisje në këtë mënyrë. Po t’i ke thënë fjalët më të mira për Cjapin.
Ylli Aga: Ngaqë e kam lavdëruar, tani e kam inat se nuk ishte një njeri që bënte probleme.
Bujar Pregja: U bënë ti që me një ndeshje ta bësh palaço. Po rri tani se nuk shkon.
Ylli Aga: Nuk thash palaço, por thash po të donte palaço, e kamikazë, Teuta do të kisht e3 tituj më shumë. Nuk ka dashur arbitër si ai dhe vjen ky që bën pis fitoren e Teutës.
Bujar Pregja: Çfarë ka ndihmuar Teutën? Ma thuaj pak, me ça e ndihmoi?
Ylli Aga: 34 faulla.
Bujar Pregja: Çfarë, po kanë qenë faulla. Çfarë problemi ka.
Ylli Aga: Hajde ti shikojmë të gjitha, se t’i je edhe në komision të vlerësimit i di të gjitha.
Bujar Pregja: Zgjidhi dhe shikoji të gjitha. Gjeji e shikoji kur të duash ti”.