Në Shkodër tema e ditës është Vllaznia. I madh dhe i vogël nuk po e besojnë se skuadra është me një këmbë në Kategorinë e Parë.
Këtë situatë po e përjeton shumë keq edhe “Mjeshtri i madh”, Bujar Qamili.
Këngëtari i njohur shkodran, që ka kënduar edhe atë që cilësohet si himn i Vllaznisë, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” mundohet të komentojë këtë moment kritik.
“Futbolli në Shkodër është fe, po ndodh një katastrofë”, thotë ndër të tjera këngëtari.
Zoti Bujar, si një tifoz i thekur i Vllaznisë, që e ndiqni në çdo takim, çfarë do të thotë për ju fakti që skuadra shkodrane është me një këmbë në Kategorinë e Parë?
Ndihem si mos më keq. Unë, por jo vetëm, ende nuk dua që të besoj se Vllaznia do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë në sezonin tjetër.
Kemi mbetur totalisht pa fjalë, sidomos pas takimit me Partizanin sepse shpresat ishin ende reale.
Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë katastrofë që po na ndodh. Është një qytet që po vuan në këto momente të paimagjinueshme për të gjithë ne.
Më besoni, kam qëndruar pa fjetur një natë, por kam parë shumë shokë të mi tifozë që e ndiejnë si unë.
Kam takuar shumë njerëz në rrugët e Shkodrës dhe më kanë thënë se jemi pa fjalë, pa gjumë dhe me lot në sy. Të gjithë diskutojnë për këtë Vllazni, që po shkon drejt greminës.
Sipas jush kush janë fajtorët e kësaj gjendje?
Të gjithë do të thoja nga pak. Bashkia e ka bërë të veten pasi ka hedhur lekët. Por ka ajo të vetat pasi nuk diti të kërkoj llogari dhe për të vënë me shpatulla pas murit ekipin dhe stafin.
Unë do të vija këtu vetëm një fjalë të një kënge kosovare ,”Kur s’ka mashkull në shtëpi, rritet bari mbi çati”,- kjo I shkon drejtimit.
Stafi tregoi pabesi në këto momemte të fundit duket lënë në baltë në momentet më deçizive të ekipin.
Kësaj skuadre I mungoj gjithçka. I mungoi përgatitja. Kësaj I thonë si të marr unë një grup orksstrantësh dhe ta dal në skenë pa bërë një ditë prova.
Skuadra nuk është pa gjë. Ajo mban peshën kryesore. Siçthemi ne shkodranët ia ka bërë vetes në një farë mënyrë, por më shumë neve më duket pasi po e përjetojmë shumë keq.
Nuk la në këtë sezon asnjë ekip pa I marrë pikë me përjashtim të Lushnjës. Me të gjthë ekipet lamë pikë në Shkodër.
Pra faji është I të gjithve me përjashti të ne tifoëve që e ndjejmë këtë rënie në maksmimum.
Çfarë të vjen më shumë keq që Vllaznia po bie këtë vit?
Ne në Shkurt të vitit tjetër kemi festimin e 100 vjetorit të klubit.
Nuk ka ku shkon më keq që një festë të tillë ta bëjnë në kategorinë e parë. Nuk ka sesi të jetë më keq.
Më mirë të kishim rënë më përpara sesa në këtë vit jubilar për ne. Ne ishim përgatitur për të bërë diçka të bukur por tani nuk na bëjnë më as duart e as këmbët.
Nuk gjej ende fjalët e duhura për të shprehur atë që ndjej në shpirt.
Ju po përgatiteni për një recital në kryeqytet ka ndikuar kjo situatë e Vllaznisë tek këto përgatitje?
Të jemi I sinqertë dhe nuk e them për hipokrizi, por edhe në prova që po bëj për recitalin e 20 majit në majit në Tiranë, ka ndikuar ajo që I ka ngjarë Vllaznisë.
Në prova shumë herë më kanë ngacmuar duke më vënë në momente pauze edhe këngën e Vllaznisë për të më ngacmuar.
Por me humor dhe me dhimje atyre I jam përgjigjur. “Ju të Tiranës e keni provuar para nesh, nuk do të jetë bukur se u kthyet shpejt edhe ne atë do bëjmë”.
Ne po e bëjmë Vllazninë te përfunduar në kategori e parë, por pse të mos shpresojmë edhe në këto dy ndeshje.
Pavarësisht se tani jemi në këmbët e tjerakujt dhe duhet që këtë qëndrim t’ia dedikojmë të tjerëve.
Ne ja bame vedit në një farë mënyre, por më shumë se se për çdo gjë, më vjen keq për ato tifoz dhe për këtë popull që pa Vllazninë e sidomos të futbollit dhe pa artin nuk mund të jetojnë./panorama-sport/