Para nisjes së grumbullimit zyrtar të Kombëtares për dy ndeshjet e qershorit, është ndihmësi i Edi Rejas, Ervin Bulku, i cili teksa flet për “Top Channel”, tregon edhe debutimin e teknikut të ri.

GRUMBULLIMI FILLESTAR – Duke qenë në fund të kampionateve, secili lojtar kërkon të bëjë edhe pushime. Por, meqë përpara kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, Reja ka bërë një miks mes lojtarëve që kanë mbaruar kampionatet më herët, dhe disa të ekipit Shpresa, për t’i kontrolluar më nga afër, më mirë pjesën që do jetë e ekipit A.

ATMOSFERA – Kam punuar edhe me Panuçin, me Rejan dhe De Biazin. Secili ka mënyrën e vet për të punuar. Reja është me shumë eksperiencë, ndërsa Panuçi është në hapat e parë, këtu duket edhe ndryshimi mes njëri-tjetrit. Nuk po zgjatem më shumë, sepse të gjithë tashmë i njohin.

GRUMBULLIMI ZYRTAR – Java e parë do jetë në Shqipëri, pastaj nga data 2 ekipi do udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do bëjmë edhe një javë tjetër stërvitje atje, dhe më pas do jetë udhëtimi në Islandë. Mendoj se çdo rezultat pozitiv do ishte shumë i mirë për ne.