Sfida e sotme ne mes Vllaznise dhe Tiranes konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet. Kuptohet qe shkodranet do te tentojne fitoren per te ruajtur apo thelluar distancen me ndjekesit, por edhe bardheblute do te shohin te gjithe mundesite per te qendruar serish ne loje.

Sokol Bulku ish- futbollist i Tiranes është i mendimit se ekipet do të hyjnë me frikë në fushë. Këtë argument ish-futbollisti bardheblu e mbështet në faktin se kjo përballje është treni i fundit për këto skuadra, në mënyrë që të arrijnë objektivat e tyre.

“Të dyja do të futen me frikë, sepse kanë shansin e fudnit. Edhe Vllaznia, nëse dështon këtë ndeshje i afrohen më shumë kundërshtarët që ka pas. Tirana nëse nuk fiton do largohet akoma më shumë.

Kështu që është një ndeshje delikate. Për Tiranën është shansi i fundit, sepse vështirësohet kampionati. Ulet numri i ndeshjeve dhe kundërshtarët bëhen më agresivë”, ka thënë Sokol Bulku./Sport Ekspres/