Duket se skuadrat kryesore të futbollit gjerman këtë fundjavë e kishin më shumë mendjen në ndeshjet e mesjavës në Ligën e Kampioneve. Kjo, pasi këtë të shtunë, Bajern Mynih, Bajer Leverkusen dhe Borusia Dortmund, kanë pësuar të tre humbje në fushën e tyre.
Bajerni është përmbysur nga 2-0 në 3-2 nga Bohumi i cili përfitoi nga dalja me karton të kuq e Palinjës. Ndërkohë, Borusia Dortmund dhe Bajer Leverkusën vuajtën që në fillim golat e shënuar pwrkatësisht nga Augsburg dhe Verder Bremen, duke pësuar humbje të rënda në kampionat.
REZULTATET
Bajern Mynih-Bohum 2-3
14′, 28′ Guerreiro / 31′ Mediç, 51′ Sisoko, 71′ Bero
GOLAT VIDEO
Borusia Dortmund-Augsburg 0-1
23′ Guvelëv
Holshtajn Kiel-Shtutgart 2-2
30′, 46′ Skrzibski / 15′ Leueling, 55′ Demiroviç
Bajer Leverkusen-Verder Bremen 0-2
7′ Shmid, 90’+4′ Njinmah
Volfsburg-St. Pauli 1-1
70’ Amoura / 38′ Van Der Hejden