Janë mbyllur katër takimet e mbrëmjes së sotme në Bundesligën gjermane, të vlefshme për javën e 16-të.
Bayern Munchen ka mundur në transfertë Freiburgun me shumë vështirësi në minutat e fundit, me rezultatin 1-3.
Lewandowski kaloi në epërsi skuadrën e tij në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Grifo barazoi për vendasit, ndërsa 18-vjeçari Zirkze, në minutën e dytë të shtesës gjeti golin e fitores, që ngjit Bayernin në vendin e tretë. Ndërsa “qershinë mbi tortë e vuri Gnarbi me golin e tretë.
Në ndeshjet e tjera, Gladbahu ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Paderbornin e Gjasulës dhe kështu ka barazuar me pikë Lajpcigun e vendit të parë.
Ndërkaq Frankfurti ka humbur nga Këlni në shtëpi, me rezultatin 2-4.
Ndërsa në barazim janë ndalu Volfsburgu me Shalken.