Vora mposhti Burrelin dje me rezultatin 0-1. Goli në transfertë erdhi nga Hasaj, kur luhej minuta e 81-të, por kjo ndeshje ka sjellë edhe shumë polemika.
Burreli ka dy pretendime për golin e shënuar dhe çfarë ndodh më pas. Fillimisht ato reklamojnë një pozicion jashtë loje në aksionin e golit.
Më pas është dhe autori i golit, Françesko Hasaj, që feston me heqjen e fanellës. Një veprim që zgjat shumë pak, pasi lojtari e vesh menjëherë duke kujtuar kartonin e verdhë që kishte më parë.
Gjyqtari kryesor i këtij takimi ishte Kreshnik Cjapi. “Shkurt dhe qartë, gjithçka është e dukshme. FSHF nuk duhet të tolerohen këto gabime, duhet një reagim”, shkruan klubi i Burrelit që ndan pamjet dhe akuzon për padrejtësi.