Burreli i Samuel Nikajt duket se do te funksionoje. Perforcimet e bera me kerkesen e trajnerit shkodran kane filluar te japin efektin e vet dhe ata jane dukur edhe ne miqesoren e sotme ndaj Kastriotit.
Kastrioti, që në sezonin e ri do të militojë në Kategorinë Superiore, u mposht nga Burreli, në miqësoren e zhvilluar në Fushë-Krujë me rezultatin 1-2.
Çela shënoi i pari për vendasit, ndërkohë që Raboshta dhe Sefgjini përmbysën rezultatin për matjanët.Siç shikohet, njerin nga dy golat e ndeshjes per matjanet e ka shenuar sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta.
Ai konsiderohet nje nga blerjet me te mira te Burrelit per kete sezon dhe garanton golat e duhur me te cilet kjo skuader ka pretendime serioze per ngjitjen ne Superlige.
Kuptohet qe eshte heret per te folur per te tilla pretendime, por menyra si eshte ndertuar skuadra sivjet tregon se do te jete nje nga ekipet pretendente per kete objektiv.
www.shkodrasport.com