Burreli do të jetë një skuadër thuajse shkodrane. Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur t’I besojnë trajnerit Fatjon Hasani për të patur një përbërje me elementë të ri nga Shkodra dhe për këtë arsye, shumë lojtarë kanë filluar stërvitjen me këtë ekip. Pirani, Lekaj, Murati, Hotaj, Banushaj, Proda, Dushkaj etj janë për momentin në stërvitje ndërkohë që ditët e ardhshme priten edhe të tjerë. Madje bëhet e ditur se ekipi I Burrelit edhe stërvitjet do t’I zhvillojë në Shkodër.

Ofertat financiare që matjanët kanë bërë për futbollistët shkodranë kanë qenë të mira dhe prandaj shumë prej tyre kanë braktisur ekipet e Adës dhe të Veleçikut për t’u bashkuar me to. “Vllaznia B” kanë filluar ta konsiderojnë disa këtë ekip. Ndërtimi I këtij ekipi në këtë mënyrë sigurisht që do t’I prishë punë këtyre dy ekipeve të tjera të qarkut të Shkodrës, madje edhe Tërbunit megjithatë elementi I shumtë që zotëron ky qytet është I mjaftueshëm për të patur futbollistë në çdo ekip.