Skuadra e Vllaznisë po kalon momente të vështira dhe ndonëse mbështetja nuk ka munguar sërish rezultatet nuk janë ato të duhurat. Këtë rradhë, ka folur ka qenë kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër Xhemal Bushati.
Ai ka qenë bashkë me kryebashkiaken Ademi në hotelin ku skuadra ka qenë e grumbulluar në pragndeshjen me Kukësin por kjo nuk dha asnjë rezultat sepse skuadra u mund 1-4.
“Si qytetar dhe si sportdashës nuk ndihem aspak mirë. Situata tek Vllaznia nuk është ajo që pritet nga opinioni sportiv dhe qytetar.
Duhet të shihen shkaqet pse Vllaznia ka arritur sot këtu, përgjegjësitë duhet të fillojnë nga koka dhe deri tek futbollistët rezervë”- është shprehur Bushati në një prononcim për mediat.
Bushati po ashtu ndalet edhe tek çështja e privatizimit të klubit të cilën e quan domosdoshmëri prandaj shton:
“Dy klubet më të mira të Shqipërisë, Vllaznia dhe Tirana, kur janë administruar nga Bashkisë, nuk kanë patur sukses. Pra mendoj se problemi është sistemi, pasi situata po tregon se privati është më i suksesshëm”.
© shkodrasport.com