Ndeshja e se dieles me Laçin ne transferte konsiderohet shume e rendesishme ne kampin shkodran. Madje trajneri Artan Bushati, kete sfide e cileson vendimtaren per objektivin e Vllaznise per te shkuar ne Europe ne fund te sezonit. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, ai do thoshte: “Per ne takimi i rradhes me Laçin eshte shume i rendesishem per sa i takon arritjes se objektivit qe kemi per te qene ne Kupat e Europes ne fund te ketij sezoni.

Prandaj ky takim po vleresohet ne maksimum. Per mua dhe skuadren qe drejtoj, kjo ndeshje eshte trampolina per ne Europe prandaj do kerkojme nje rezultat pozitiv dhe besoj se mund t’ia dalim”. Megjthate nuk do jete e lehte per ta arritur kete objektiv dhe jo vetem per rendesine e ndeshjes se rradhes pasi jane dhe disa skuadra te tjera qe kerkojne kete gje. Megjithate Artan Bushati dy konkurrentet kryesore sheh Teuten dhe Flamurtarin prandaj shton: “Gara do jete e forte. Teuta e Flamurtari jane nje hap para nesh ne kete drejtim dhe me afer Europes. Por ne do te vijojme luften deri ne fund paçka se ne gare jane edhe ekipe si Kukesi e Tirana. Shpresojme te vijojme ngjitjen ne shkallet e tabeles se klasifikimit pasi nuk na mungon deshira dhe mbeshtetja e presidentit Çela”. Megjithate çdo gje duhet pare ne ndeshjen e rradhes me Laçin. Rezultati i ketij takimi mund te vendose per shume gjera.

www.shkodrasport.com