Në verë ka qenë protagonist në media por edhe më gjerë por për arsye të ndryshme, ai nuk u emërua trajner I Vllaznisë. Artan Bushati, madje u pat tërhequr vetë nga ajo garë. Tani sërish përsëritet e njëjta histori. Emri I tij konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës shkodrane, “I sponsorizuar” nga drejtuesit e rinj që mund të marrin klubin në përdorim në fund të muajit.
Në media të ndryshme, madje emri I ish-trajnerit të Shpresave është konsideruar punë e kryer si trajneri I ardhshëm I Vllaznisë. Por, I pyetur nga “Shkodra Sport” Bushati dje nuk ka dashur të flasë shumë në lidhje me këtë çështje, por është shprehur: “Kam lexuar këto ditë në gazeta të përmendet emri im si kandidat për trajner I ardhshëm I Vllaznisë, madje diku tjetër kjo bëhet fakt I kryer. Në një situatë të tillë, e ndjej për detyrë të sqaroj të gjithë opinionin sportiv se nuk më ka bërë askush deri më sot një propozim të tillë. Thjesht kam pasë sinjale indirekte por asgjë zyrtare dhe prandaj nuk duhet nxituar t’I bëjmë këto gjëra të kryera”. Pyetja pasuese sigurisht që ka lidhje me të parën: Nëse të bëhet një propozim I tillë, do ta pranonit? Përgjigja e Artan Bushatit ka qenë kjo: “Unë jam trajner dhe kuptohet që ky është profesioni im. Nëse do më vinte një kërkesë e tillë, sigurisht që do ta shqyrtoj. Do shihja projektin e drejtuesve dhe më pas do vendosja. Kuptohet që në këtë mes secila palë ka kushtet e veta dhe prandaj nuk është kaq e lehtë kjo punë, në një kohë që siç e përmenda më lart, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë mes dhe nuk më ka ardhur asnjë propozim deri në këto momete”.
www.shkodrasport.com