Talenti Adrion Pajaziti, u pagëzua nga Alban Bushi, në një konferencë për shtyp, si Sulejman Demollari i ri. Mesfushori 20-vjeçar është në pronësi të Fulhemit, ndërkohë që luan si i huazuar te skuadra e Haugesund, në elitën e futbollit norvegjez.
Ditën e sotme, Pajaziti, u bë protagonist me asist në duelin ndaj skuadrës së Bodo/Glimt, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 2-1.
Në minutën e 3-të, talenti shqiptar, shërbeu saktë për Leite, që tundi rrjetën, ndërkohë që në pjesën e dytë, më konkretisht në minutat 46 dhe 56, vendasit e Bodo Glimt, arritën të përmbysnin shifrat.
Pajaziti qëndroi në fushë 65 minuta, teksa më pak u zëvendësua nga Samuelsen.
https://twitter.com/FootballReprt/status/1680595831634755584?s=20