Ka nisur prej gati 3 orësh mbledhja e Këshillit Bashkia Shkodër e cila ka qenë shumë e rëndësishme edhe për Vllazninë sepse një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe ajo e miratimit të buxhetit të Bashkisë për vitin 2018. Rrjedhimisht edhe i buxhetit të futbollit. Burime pranë këshilltarëve bëjnë të ditur se institucioni i pushtetit lokal ka planifikuar për vitin e ardhshëm një shumë prej 550 milionë lekësh të vjetra.

Nuk dihet nëse është e mjaftueshme apo jo kjo shumë megjithatë aq është planifikuar. Tashmë mbetet vetëm miratimi i buxhetit të Bashkisë, rrjedhimisht edhe ai për Vllazninë me të cilin do të zgjidhen jo pak probleme.
© shkodrasport.com