Ardit Krymi me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për Vllazninë kundër Tiranës. Mesfushori është rikuperuar në kohë, teksa kujtojmë se “Klasikja e Shqipërisë” merr jetë në orën 20:00, më 25 gusht.
Thomas Brdaric “buzëqesh” kështu sepse i rikthehet një nga shtyllat e mesfushës. 28-vjeçari konsiderohet si garanci për mesfushën e shkodranëve.
Ai nuk luajti ne ndeshjen hapese te kampionatit, ate ndaj Partizanit, per shkak te disa shqetesimeve muskulare dhe stafi teknik ne bashkepunim me ate mjekesor vendosen te mos rrezikojne duke e lene pushim, por tashme duket se çdo problem ka kaluar dhe ai pritet te rikthehet ne fushe.
Mbetet për t’u parë cili do “sakrifikohet” nga mesfushorët. Ndërkohë kujtojmë se Vllaznia korri fitore 0-1 në javën e parë kundër Partizanit.