Hygor ishte një nga lojtarët më të mirë të pjesës së parë të sezonit për Vllazninë. Megjithatë, braziliani nuk arriti ta mbyllë fazën e parë të kampionatit, pasi në muajin nëntor të vitit të kaluar iu desh të kthehej në atdhe për t’i qëndruar pranë nënës, që vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fatkeqësisht mamaja e 31-vjeçarit ndërroi jetë dhe qëndrimi i Hygor shkoi më gjatë se ç’mendohej. Gjithsesi, pritja në kampin shkodran ka marrë fund ditën e sotme.

Braziliani është kthyer në ambientet e klubit, ku ka kryer edhe stërvitjen e parë me grupin që nga largimi i tij. Ndeshja e fundit për mesfushorin është barazimi pa gola ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stermasi”.

Kështu, mund të themi se Vllaznia ka marrë një përforcim të vyer për të përballuar fazën e dytë të Superiores. Mesfushori do të një forcë më shumë dhe shpejt pritet ta shohim në formacionin e parë të teknikut Mirsad Jonuz.

Hygor është bashkuar me Vllazninë këtë verë, duke luajtur nëntë ndeshje të plota dhe dërguar tre herë topin në rrjetë. /VipSport/