Do të luhet nesër në Shkodër, ndeshja mes Vllaznisë dhe Kamzës, e cila është e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.
Para kësaj ndeshjeje, për Kamzën kanë ardhur lajme të këqija, teksa ekipi do të ketë shumë mungesa.
Fukui dhe Raçiç do të jenë mungesa të sigurta, ndërsa në dyshim është dhe pika kryesore e ekipit, Sebino Plaku.
Ky takim është vendimtar për mbijetesën, teksa të dyja ekipet ndodhen në vendet e fundit në renditje, me Kamzën që është 2 pikë para kuqebluve.
Takimi mes Vllaznisë dhe Kamzës do të zhvillohet në orën 19:00./newsport/