Skënderbeu dhe Bylis kanë barazuar sot me rezultatin 2-2. Ndeshja e luajtur për javën e 18-të të Superiores sheh skuadrat e Ernest Gjokës dhe Nevil Dedes, të ndajnë pikët.
Skënderbeu shkoi në avantazhin e dy golave me Rashicën dhe Bismark, por ballshiotët nuk u dorëzuan.
Ishin Përgjoni dhe Berko, që nderuan ballshiotët në pjesën e dytë. Kështu pas dy fazave, Bylisi mban vendin e parafundit me po aq pikë sa Laçi, ndërsa korçarët ndodhen në vendin e fundit.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
SKËNDERBEU 2-2 BYLIS
7′ Rashica, 47′ Bismark – 49′ Përgjoni, 82′ Berko