Bylis luajti dje në Shkodër kundër Vllaznisë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të mallakastriotëve. Ekipi i Dovedan vijon të shkëlqejë dhe për këtë ka qenë presidenti Besnik Kapllanaj që ka surprizuar skuadrën.

Kreu i klubit ballshiot ka çuar gjithë lojtarët për të darkuar në restorantin e njohur, “Mrizi i Zanave”.

Përpos luksit dhe shërbimit të përsosur, Altini që drejton këtë restorant e ka mirëpritur skuadrën mallakastriote me batuta. Duke postuar një foto të ekipit, ai shkruan: “Na rrahën Vllazninë dhe festojnë”.

Ndërkohë në sy bie, presidenti Kapllanaj që duket në qoshe majtas. 3 pikë në Shkodër janë sukses i jashtëzakonshëm për Bylisin dhe pas takimit ka pasur vend edhe për të festuar./newsport/