“Kolonia” e futbollisteve shkodrane tek skuadra e Bylisit do te reduktohet disi ne sezonin e ri. Te pakten per momentin sepse mund te kete te tjere lojtare nga ky qytet qe mund t’u bashkohen ballshioteve ne vazhdim.

Por nderkohe behet e ditur se drejtuesit e klubit kane vendosur qe njerin prej shkodraneve qe eshte pjese e tyre, ta huazojne ne kategorine e pare. Behet fjale per futbollistin 19 vjeçar Roland Shkreli, i cili me pare ka qene pjese e Ades se Velipojes.

Bashke me te do huazojë edhe Rafael Barbosa dhe te dy keto lojtare do te shkojne te Oriku në Kategorinë e Parë. Klubi i Superligës privohet nga numri i të huajve në organikë, duke larguar sulmuesin anësor që e afroi në janar nga Shkumbini. Gjithashtu edhe talenti i U-21 për një sezon do përforcojë Orikun.

Njoftimi:

Duke qenë se numri i të huajve është i kufizuar, klubi ka menduar që të huazojë në radhët e Orikut sulmuesin Rafael Barbosa! Braziliani do të jetë për një vit në radhët e orikasve!

Por, jo vetëm Barbosa, edhe talenti Roland Shkreli do të bashkohet me të! I riu që shkëlqeu me ekipin U-21 është menduar të jepet në formë huazimi po tek Oriku në Kategorinë e Parë, në mënyrë që të ketë më tepër minuta aktivizimi!