Në një kohë kur Vllaznia nuk di në çfarë situate është për shkak të zgjedhjeve që mbajnë varur vendimmarrjen për klubin, ekipet e tjera shqiptare po përfitojnë nga rasti për t’u rrëmbyer lojtarë kuqebluve, apo edhe talente. Më i fundit është mesfushori i talentuar i ekipit të të rinjve, Eridon Qardaku, i cili ka nënshkruar sot me skuadrën e Bylisit.
“Superligashqiptare81” ka publikuar foton e parë të Qardakut në klubin e Bylisit pas firmës, ndërsa mësohet se lojtari ka nënshkruar për 4 vitet e ardhshme me skuadrën ballshiote.
Kjo e fundit ndjek prej kohësh me vëmendje të rinjtë e talentuar dhe ka shfrytëzuar rastin për të nënshkruar me lojtarin duke përfituar nga situata e paqartë në Shkodër.
Qardaku është një mesfushor me tipare ofensive i cili ka spikatur në dy sezonet e fundit me fanellën e të rinjve të Vllaznisë, ndërsa ka luajtur me kuqeblutë në UEFA Youth League në dy edicionet e fundit. /vipsport/