Dinamo dhe Bylisi kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në ndeshjen e luajtur sot në “Elbasan Arena”, ku blutë kanë qenë me fat duke shmangur humbjen.

Pavarësisht pozitave në kahe të kundërta në klasifikim dhe objektivave plotësisht të ndryshëm, kanë qenë ballshiotët ata që kanë dominuar në lojë, duke krijuar vazhdimisht raste shënimi para portës së Teqjes.

Malomo i dha avantazhin Bylisit në fillimin e pjesës së dytë dhe iu afrua edhe golit për dyfishimin e rezultatit, ndërsa Dinamo e kishte shumë të vështirë të reagonte. Megjithatë, një goditje këndi dhe gjuajtja e të zakonshmit Mandela solli barazimin për Dinamon që u zgjua disi në minutat e mbetura të sfidës, por përsëri pa qenë aq e rrezikshme sa skuadra ballshiote që i shkoi më afër fitores deri në sekondat e fundit.

Në fund, barazimi lë Dinamon në vendin e tretë, ashtu si Bylisin në të fundit, por me ballshiotët të cilët i janë afruar skuadrave që kanë më lart në renditje.


DINAMO 1-1 BYLIS

68′ Mandela / 52′ Malomo