Ndonese duhen edhe gati tre jave qe te mbyllet ky vit dhe me pas te hapet merkatoja e janarit, tek Bylis nuk kane pritur dhe si rrjedhoje kane larguar lojtarin e pare qe duket se nuk u ka sherbyer aq sa duhet edhe si pasoje e demtimeve qe ka kaluar.

Klubi ballshiot ka njoftuar diten e sotme nderprerjen e bashkepunimit me njerin prej sulmuesve te saj, i cili me siguri qe do te zevendesohet nga ardhja e ndonje tjeter muajin e ardhshem pas rihapjes se merkatos.

Njoftimi i Bylisit:

“FK Bylis njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin brazilian, Felipe Souza dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë për 3-sezone. Felipe Souza, u bë pjesë e Bylisit në edicionin 2022-2023, duke spikatur me performancën dhe golat e tij, në Superiore dhe Kategorinë e Parë, por dëmtimet e shpeshta u bën shkak edhe për mbylljen e aventurës si bardhekuq mes brazilianit dhe klubit tonë.

FK Bylis e falënderon Felipe Souzën për kontributin e dhënë në klubin tonë, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen”.