Bylisi ka arritur të marrë një 3 pikësh shumë të vlefshëm ditën e sotme duke surprizuar kundër Teutës.
“Djemtë” e Nevil Dedes morën një fitore 4-0 me rezulatin më të thellë deri tani në Superiore. Edi Martini u pa i nervozuar me futbollistët e tij dhe kreu ndërrime me syniim barazimin sapo nisi pjesa e dytë.
Bylisi dhe në pjesën e dytë vazhdoi ecurinë fantastike dhe arriti të mbyllë llogaritë me Ruçinë që kreu veprim mallëngjyes me dedikim pas golit dhe penaltia e dytë e sfidës u krye me sukses nga sulmuesi “9-sh” Mario Gjata.
BYLIS 4-0 TEUTA
4′ Abazaj, 22′ Berko, 66′ Ruçi, ‘83 Gjata