Bylis ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Ekipi vlonjat, i drejtuar nga trajneri Ilir Daja nuk ka mundur t’i rezistojë “furisë” ballshiote. Lajmi është bërë me dije nga klubi vlonjat që ka treguar edhe formacionin e përdorur nga tekniku kryeqytetas.
Golat nga Bytyçi, Aliaj dhe Xhixhiua i dhanë fitoren ballshiotëve, që duken në një formë shumë të mirë dhe janë pretendentë seriozë për ngjitjen në Superiore këtë sezon.
Nderkohe Tirana dhe Besa kanë luajtur një ndeshje miqësore sot në kryeqytet dhe në stadiumin “Skënder Halili”, është zhvilluar një ndeshje shumë e bukur. Bardheblutë vinin në këtë sfidë pas një humbje kundër Laçit dhe djemtë e Ardian Memës kërkonin reagimin.
Ne fund kane fituar bardheblute 3-1 me dy gola te Muçit dhe nje te Dokes nderkohe qe golin e vetem per kavajasit e shenoi Onuh.
Nje tjeter miqesore ka qene ajo ne mes Teutes dhe Laçit qe u fitua 2-0 nga durrsaket me gola te shenuar nga Progni dhe Qatos ne pjesen e dyte te kesaj ndeshje.
Edhe Kastrioti e Kamza jane ndeshur me njeri- tjetrin ne miqesore dhe ne fund jane ndare ne barazim 1-1. Golin per krutanet e ka shenuar Vatnikaj ndersa ate te kamzes e ka shenaur Martinena.