Trajneri zëvendësues i Partizanit, Anicic ka folur për humbjen 2-1 në transfertë të Partizanit ndaj Bylisit.
Tekniku serb që zëvendëson një tjetër serb, Veselinovic ka dhënë mendimin e tij për këtë lojë të humbur nën urdhërat e tij. ‘Demat’ zhgënjejnë dhe bëjnë hap fals në Superiore. Tekniku pa humbje në Superiore ishte në tribuna i pranishëm.
“Përgëzoj ekipin kundërshtar. Ishin më mirë se ne në çdo aspekt.
Na mungoi lufta sportive dhe agresiviteti. Patjetër ka ndikim trajneri, po ne punojmë bashkë dhe shpjegojmë çdo gjë bashkë. Çdo lojtar ka shansin e vet.
Nuk është e lehtë të zëvendësosh një lojtar si Rrapaj. Është pak e vështirë të shpjegosh pse nuk kishim motivim pjesën e parë. Ishte e dukshme.
Kjo mbase është përsëritur edhe në ndeshje të tjera, jo vetëm sot. Ka ditë dhe si kjo e sotmja që paraqitesh më dobët. Mbase ka dhe ditë si sot që duhet të humbasësh.
Pjesën e dytë luajtëm më mirë, ndryshuam shumë gjëra. U bëmë më ofensiv, por nuk shfrytëzuam rastet për të barazuar (Goli i parë ishte perlë individuale thuhet nga Gerd Haxhiu).Patjetër që ka gjëra pa realizuar. Do të analizoj me trajnerin çdo gjë.
Bazikja është mungesa e agresivitetit.”, u shpreh Dragan Anicic.