Bylisi nga ndeshja me Teutën ka zbritur direkt në fushën e stërvitjes duke menduar për takimin e radhës në kampionat, atë me Vllazninë që luhet në “AdushMuça” të enjtën pasdite.
Skuadra mallakastriote vjen në këtë duel shtëpie pas disfatës me durrsakët në një sfidë që sërish është kontestuar nga ata dhe kjo u pa edhe në fushën e lojës me një penallti të pretenduar në minutën e 31-të për faull ndaj Antonit e Desançiçit ashtu sikurse edhe për rastin e penalltisë së dhënë në favorin e Teutës që sipas tyre më shumë ka qenë simulim i Bregut.
Në Ballsh tashmë kërkojnë që tëbëjnë kthesën me shkodranët për më tepër që është një duel shtëpie dhe në tri sfidat e luajtura deri më tani, ballshiotët kanë një fitore në Shkodër, ne “Loro Boriçi”, ndërsa në “Adush Muça”, kanë një humbje 0-1 dhe një disfatë në Shkoder 1-0.
Ndërkohë që sa i përket situatësnë skuadër duket se vazhdojnë që të kenë probleme Stojanoviç për ndeshjen e radhës me Vllazninë po ashtu edhe Marçelino Preka që la fushën i dëmtuar në Durrës ndërsa vinte nga dëmtimi.
Ende nuk është në 100% e formës së tij edhe Nemanja Kojiç, ndërsa pritet që trajneri Dovedan të bëj sërish lëvizje tëdetyruara për sfidën e radhës me shkodranët në 11-she edhe për faktin se ështëi detyruar edhe nga forma e lojtarëve.
Në Ballsh kanë edhe katër sfida finale dhe gjithë sezoni është në lojë, ndërsa më parë shpresojnë që të kalojnë me sukses Vllazninë.