Bylisi u mund nga Tirana në limite me një gol që shkaktoi shumë polemika. Ndërkohë, faqe të ndryshme në “Facebook” shkruajnë se klubi e ka shpallur non-grata Jorgjin, megjithatë faqja zyrtare e klubit ka dalë edhe në një reagim për mediat duke e hedhur poshtë një lajm të tillë.

Reagim i klubit

U bënë disa raste që faqe anonime keqpërdorin emrin e Bylisit, e madje pas ndeshjes me Tiranën kanë reaguar në lidhje me gjykimin duke folur në emër të klubit për shpallje “Non Grata” të gjykimit!

Ne si faqe zyrtare sqarojmë për mediat e shkruara, vizive dhe portalet se nga ana e klubit “Bylis” nuk ka pasur asnjë reagim pas ndeshjes me Tiranën, duke ja lënë çështjen e gjykimit instancave kompetente pranë Fshf-së!

Kerkojmë nga faqet anonime të mos keqpërdorin dhe të mos abuzojnë me postime që nuk kanë lidhje me klubin! /VipSport/