Bylisi bën detyrën në shtëpi ndaj Luftëtarit, edhe pse me jo pak vështirësi. Ballshiotët fituan 2-0 falë golit me penallti të Isli Hidit në minutën e 33-të, si dhe Eridon Qardakut në limitin e pjesës së parë.

11-metërshi që zhbllokoi ndeshjen, i fituar nga Ntepe pas ndërhyrjes së B.Malajt bëri që miqtë të protestonin jo pak, edhe pse arbitri Llapra ishte i vendosur.

Ky trepikësh i siguron ekipit ballshiot qëndrimin në elitë edhe për një sezon, ndërsa bluzinjtë kanë prerë biletën prej javësh dhe kampionatin tjetër do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë.

Vlen të theksohet se gjirokastritët goditën tre herë shtyllën, fillimisht me Rimal Haxhiun kur ndeshja ishte 0-0, e më pas në pjesën e dytë me Gresild Likën, i cili ishte nga më të mirët në fushë bashkë me Qardakun e ballshiotëve. Ndërsa në kohën shtesë i pafat ishte Alvi Ahmetaj, pasi topi u përlpas në shtyllë.

BYLIS-LUFTËTARI 2-0

Hidi 34′ (p), Qardaku 45′